Vjehrra e nuses nga Librazhdi që u kap me të dashurin në shtratin martesor ka dhënë versionin e saj në lidhje me ngjarjen e rëndë që shkaktoi mjaft debate në shoqërinë e vendit. Sipas saj, nusja nuk thotë të vërtetën në lidhje me ngjarjen në fjalë.
“Nuk e di se kush i ka marrë videot nga celulari. Vetë nuk jam mirë fare. E kam dashur si vajzën time. Kam dy vjet e gjysmë që rrimë bashkë. Djali jonë punonte jashtë dhe ai do ta merrte atje në gushte. Herën e parë I thash që u hap dera jashtë, ajo ma mohoi. Herën e dytë dëgjova zhurmë lartë dhe sërish i thash”, tha vjehrra duke theksuar se ajo e dinte që nusja e djalit kishte dashnor.
“Mesazhi që kam për të është se përse ma bëri atë? Pyeta çunin dhe ai më tha që nuk kemi probleme bashkë”, tha ajo. Ndërkohë, nusja ndërhyri LIVE duke thënë se ata duhej të kishin turp pse e filmuan.
Çfarë ka ndodhur me ju dhe nusen e djalit?
Për ça mi bëni këto pyetje
Kemi disa video që janë shpërndarë në portale. Duhet të kuptojmë se pse është dhunuar kjo 20-vjeçare?
Videos se di, mi kanë marrë nga telefoni. Kam kaluar pak vetë. Se prisja atë gjë. E kam dashur si gocën time dhe e mbaj prej 2 vite e gjysmë. Emigrant janë të gjithë. Ai vinte dy muaj dimri dhe ikte. Ai do e merrte në gusht nusen kur të kishte pushuar. I thash dy javë më parë që; u hap dera lart. U ndje zhurmë; më tha nuk di gjë fare.
Atë natë që keni shkuar, ke qenë ti dhe bashkëshorti juaj dhe djali..pse duhet të ndodhte ashtu?
E kapëm se e di që e kishte një brenda. Dyshuam dhe e bëmë një foto që djali ta kishte aty. Ne kurrë në botë. I pashë videot dhe ishte shumë e rëndë. Ato video mbrohen nga policia. Nuk të gënjej.
Si keni shkuar me nusen?
Shumë mirë kam qenë. E doja si gocën time. E dija dhe më shumë se skam goca. Kemi kaluar mirë./GSH



