Shpërthen bombola e gazit, përfshihet nga flakët vila tre-katëshe në Tiranë! (DETAJE)

Shpërthimi i një bombole gazi ka shkaktuar përfshirjen nga flakët të një vile tre katëshe në zonën e Institutit këtë të hënë.

Paraprakisht bëhet me dije se nga zjarri janë shkaktuar dëme materiale dhe nuk ka të lënduar.

Ndërkohë, forcat zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e flalëve.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 30.05.2022, në Institut, si pasojë e shpërthimit të një bombule gazi, ka rënë zjarr në katin e fundit të një banese tre katëshe dhe ka vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./GSH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme