Pas deklaratës së kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama që dha dje, ku tha se qeni që sulmoi mjekët në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), është kapur dhe është dërguar në mbajtje, në rrjetet sociale kanë filluar talljet e mëdha.
Dy ditë më herët tre mjekë të QKUK’së u sulmuan nga qentë dhe për këtë rast Rama tha i vjen keq derisa tregoi edhe se çka ndodhi me qenin që i sulmoi ata.
Shumë ‘meme’ u shpërndan, duke e shndërruar gjithë këtë çështje në shaka të madhe.
‘Shkoni në veri’, ‘Ja keni QR Prishtinës’, ‘I can’t breathe’, ‘Lirohet qeni i arrestuar në Prishtin’, ‘Ktu s’ka sen’, janë disa nga foto-montazhat që u krijuan për t’u tallur me deklaratat e Ramës.
© SYRI.net