E mërkurë, 26 Tetor 2016 – Sakte.net
Mjerisht edhe pse Maqedonia ka qenë dhe është shtet diktatorial ndaj shqiptarëve, partit shqiptare si (BDI-ja dhe PDSH-ja) nuk kanë ngurruar dhe fare nuk janë turpëruar t’u servohen në pjatë qeverive të cilat themelimin e shtetit dhe ekzistencën e tij e lidhin kryekëput me terrorin shtetëror mbi shqiptarët. Sa ma shumë që rrahin, ndështojnë, vrasin dhe dënojnë shqiptarë, ata marrin ma shumë vota nga elektorati i tyre. Partit maqedone (VMRO-ja dhe LSDM-ja) i gëzohen dhunës mbi shqiptarët dhe hapin rrugë të reja për t’i diskriminuar shqiptarët në të gjithë fushat e jetës. Në anën tjetër shërbimi që ua kanë bërë partit shqiptare qeverive të Maqedonisë identifikohet si servilizëm i pakufizuar, dobësi njerëzore dhe profesionale, pangopësi personale e deri në tradhti kombëtare. Gjithë kjo mund të arsyetohet me faktet se ata qe 15-vite thiren në emër të votës shqiptare por qe 15-vjet veprojnë kundër saj. Faktet diskriminuese janë të shumta por po përmendim vetëm disa: kuhstetuta nuk i njeh shqiptarët si të barabart, rregullimi i administativ jo vetëm që është skandaloze por edhe qesharake, në fushën e arsimit të gjitha shkollat maqedonase janë të rregulluara sipas standardeve europiane kurse shkollat shqipe në kushte të rënda higjienike dhe me tekste me përmbajtje antishqiptare, në aspektin ekonomik, firmat shqiptare ndiqen nga të gjitha pikpamjet nga të ashtuquajturit inspeksione shtetërore, të cilat plaçkisin firmat shqiptare, kurse fare nuk i evidentojnë defektet në firmat maqedonase. Edhe pse në të gjitha deklaratat shtetërore përmendet barazimi i të gjitha komuniteteve, kjo është vetëm një farsë politike, sepse diskriminimi dhe terrorizmi i familjeve shqiptare vazhdon. Në të gjitha seancat Parlamentare të Maqedonisë, si dhe në të gjitha vendimet e qeverisë së Maqedonisë gjatë kësaj kohe, shihet qartë një dukuri e cila dallohet dhe definohet politikisht me një fjal: – Qëllimi i të gjithë vendimeve është diskriminimi i vazhdueshëm i shqiptarëve me qëllim që të mos bashkohen dhe të mos organizohen për të vënë çështje kombëtare në rend dite. Prolongimin e këtij vendimi politik në vazhdimsi e ka ndihmuar partit politike shqiptare (BDI-PDSH) me të gjitha strukturat e tyre. Prandaj edhe ata janë bashkëfajtor. Kur radhiten padrejtësit ndaj shqiptarëve në Maqedoni jemi të detyruar të parashtrojmë disa pyetje: derisa shteti sillej kështu me shqiptarët a thu ku ishin partit shqiptare (BDI-PDSH)? kush e përfaqëson votën shqipare? kush e menaxhonë të drejtën e shqiptarëve? a thua nuk ka shqiptarë? si mundetë të durojnë shqiptarët kështu kur dihet se politikanët maqedonas ua caktojnë vendin ku do ulen? si mund t’i gëlltisim të gjitha këto padrejtësi në këtë shekull, etj. Këto pyetje të lënë pa frymë dhe për një moment të vjen të shpërthesh se popullin shqiptar në Maqedoni, zyrtarisht nuk ka pasur kush e mbronë. 15-Vite partia shqiptare (BDI-ja) merrë vota se do ti realizojnë: përdorimin e gjuhës dhe simboleve kombëtare, se do ti realizojnë të drejtat e ligjshme të popullit shqiptar, si dhe largimin e ligjeve diskriminuese, por të gjitha këto kanë përfundua turpshëm pa rezultat. Kjo dëshmon se kompromiset politike në kurriz të shqiptarëve kanë qenë materiale: ato janë këmbyer për tendera dhe ryshfete të majme, të cilat popullin shqiptar e kanë lënë në vuajtjen e kohës së komunizmit.