Fushata e Gruevskit kundër BESËS dhe “Ridefinimit” po zhvillohet edhe në gjuhën shqipe

Autor: Emad Mehmeti

Në Lëvizjen Besa nuk kemi kuadro të cilëve u nevojitet me çdo kusht imuniteti, si shpresë për të shpëtuar nga burgu për shkak të krimit dhe korrupsionit ku janë zhytur.
Në Lëvizjen Besa ka garë për vende në lista, por garë e shëndosh mes shokëve të idealit. Për dallim prej personave të komprometuar te partitë tjera, të cilëve imuniteti i deputetit u duhet me çdo kusht, në Lëvizjen Besa bëhet garë për t’i dhënë përparësi shoku-shokut që të jetë më lart në listë. Ky është problemi dhe “tensioni” i vetëm me të cilin përballemi gjatë përpilimit të listave. Mos bini pre e dezinformatave dhe spekulimeve të individëve dhe politikanëve që kanë pranuar t’i bashkëngjiten “luftës” së shpallur nga Gruevski kundër “Ridefinimit”, si platformë që do të kthejë dinjitetin e nëpërkëmbur të shqiptarëve në Maqedoni.

Lufta e këtyre individëve kundër “Ridefinimit” dhe kundër BESËS është edhe më e dëmshme se ajo që na e ka shpallur Gruevski, sepse zhvillohet edhe në gjuhën shqipe.

Ju sigurojmë se qëllimi i vetëm i politikanëve dhe individëve që përhapin kësi lloj spekulimesh është që Nikolla Gruevski të kthehet në postin e kryeministrit, kurse bashkë me të Sasho Mijallkovi të kthehet në postin e drejtorit të DSK-së. BESA me ndihmën e shqiptarëve më 11 dhjetor do ta pengojnë këtë skenar, që po kundërshtohet fuqimisht edhe nga bashkësia ndërkombëtare!

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme