Zëdhënësi i AAK-së, Muharrem Nitaj e ka konfirmuar lajmin se është nënshkruar marrëveshja ndërmjet PAN-it dhe Teuta Rugovës.
Ai këtë konfirmim e bëri në një prononcim të shkurtër për Gazeta Blic. “Po, është nënshkruar marrëveshja me Teuta Rugovën”, tha ai për Gazeta Blic.
Ndryshe, ‘GazetaBlic’ gjatë ditës së sotme ka raportuar për takimin ndërmjet Ramush Haradinajt dhe Teuta Rugovës.
Ky takim u mbajt në rezidencën e Ibrahim Rugovës, në Prishtinë. /GazetaBlic.com/