E mbajnë me dhunë në lokal, arrestohen dy persona

Policia në Prizren ka arrestuar dy të dyshuar pasi që kanë mbajtur një person pa dëshirën e tij në lokalet e firmës së tyre.

Ngjarja, e cila është vlerësuar si rrëmbim ka ndodhur në rrugën “Ukë Bytyqi” në Prizren me  ç’rast viktima ka arritur  që të arratiset nga të dyshuarit duke kërcyer nga kati i dytë i objektit.

Viktima ka pësuar lëndim e trupore dhe i është ofruar trajtim mjekësor.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit pasi janë intervistuar, janë dërguar në mbajtje.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme