E mitura lind foshnjën në maternitetin e Fierit, shpallet në kërkim partneri! 15 vjeçarja: Kam kryer marrëdhënie s*ksuale me dëshirën time, mami nuk ishte në dijeni të shtatzënisë!

Një 15 vjeçare ka lindur foshnjën në një qendër shëndetësore të fshatit Fratari të Mallakastrës, por për shkak të komplikacioneve pas lindjes e ëma e saj është detyruar ta çojë në maternitetin e Fierit.


Raportohet se e mitura ka lindur tre ditë më parë, e pas vështirësive është dërguar menjëherë në Fier për trajtim të mëtejshëm.

Duke qenë se vajza është e mitur, në kërkim është shpallur 31 vjeçari, pra partneri i 15 vjeçares dhe njëkohësisht i ati i foshnjës të sapoardhur në jetë.

E mitura i ka deklaruar uniformave blu se ka kryer marrëdhënie seksuale me dëshirën e saj, e se e ëma nuk ka pasur dijeni për shtatzëninë.

Ajo u ka treguar fotot e 31 vjeçarit efektivëve të policisë si dhe identitetin e tij por nuk la dhënë sqarime të hollësishme duke kërkuar kohë për t,u qetësuar. Në deklarimet e para e ëma e 15 vjeçares ka thënë se nuk do ta mbajë foshnjën, madje ka kërkuar të largohen bashkë me vajzën duke e lenë vogëlushen e sapolindur në maternitet. Por stafi mjekësor i ka kërkuar të presin për të dërguar foshnjën në një qendër të posaçme për foshnjat e sapolindura ne Tirane. Aty do të qëndrojë 40 ditë dhe më pas nëse e ëma nuk e merr, dërgohet në brefotrof.

15 vjeçarja jeton me të ëmën, vëllain 19 vjeç dhe gjyshin në Fratar të Mallakastrës. I ati i saj është emigrant në Greqi.

Mësohet se Nëna e 15 vjecares mungon në pjesën më të madhe të kohës pasi punon si kujdestare për një të moshuar.

15 vjeçarja lind foshnjën në qendrën shëndetësore të fshatit por komplikacioni pas lindjes e detyron të ëmën ta çoje në maternitet.

Tani e mitura dhe foshnja gëzojnë shëndet të mire por rasti ka tronditur mjekët e maternitetit të cilët referuan ngjarjen në polici

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme