“E ndiqte këmba-këmbës”- I vendosi GPS automjetit të bashkëshortit, procedohet 38-vjeçarja

Një 38-vjeçare është proceduar nga Policia e Shkodrës, pasi akuzohet se ka vendosur një pajisje gjurmuese të llojit GPS, në automjetin e bashkëshortit të saj.


Ndërkohë, mësohet se edhe pesë shtetas të tjerë janë vënë në pranga, për vepra të ndryshme penale, nga drejtimi i mjetit në gjendje të dehur tek drejtimi i automjetit pa leje drejtimi.

Njoftimi i Policisë:

DVP Shkodër/Vihen në pranga 5 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 6 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. R., 38 vjeç, banues në fshatin Bajzë, Malësi e Madhe, pasi mbante një dokument identifikimi, të falsifikuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

B., 27 vjeç, banues në Pukë, rezident në Angli, pasi ka kanosur një shtetas, duke i dërguar mesazhe në celular;

H., 38 vjeçe, banuese në Shkodër, pasi ka vendosur një pajisje gjurmuese (GPS), në automjetin e bashkëshortit të saj.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

-E. K., 44 vjeç, K. F., 39 vjeç, A. M., 45 vjeç, L. B., 61 vjeç dhe B. F., 28 vjeç, të gjithë banues në Shkodër, pasi janë kapur në akse të ndryshme rrugore, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Gjithashtu, specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-D. Gj., 64 vjeçe, banues në Fushë Arrëz, pasi ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, i cili ka dalë nga rruga dhe ka dëmtuar sinjalistikën rrugore. Nga aksidenti është dëmtuar lehtë shtetasja K. B., 72 vjeçe, pasagjere në automjet;

-A. G., 18 vjeç, banues në fshatin Sterbeq, Malësi e Madhe, pasi në aksin rrugor “Shkodër – Hani Hotit”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë është dëmtuar vetë;

-J. Ç., 17 vjeç, banues në fshatin Dedaj, Malësi e Madhe, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme