E përpiluan në kohën kur ishin në pushtet me LSDM-në – BDI mbyll sytë përballë strategjisë për reformat në administratën publike

Gazetar: Zekirja Haxhiu

BDI përpiqet t’i shmanget përgjegjësisë lidhur me strategjinë e miratuar në përbërjen e kaluar qeveritare, që ka të bëjë me reformat në administratën publike, shkruan Alsat.

“Kjo strategji nuk ka arritur asnjëherë në Kuvend dhe si e tillë nuk është miratuar asnjëherë” deklaroi sot Arta Bilalli Zendeli, e cila e quanë si tentim për të shmangur fokusin nga qëllimi real i Gjykatës, zhbërjen e Marrëveshjes së Ohrit.

“Strategjitë dhe aktet normative miratohen në Kuvend. Ajo në Kuvend nuk ka ardhur. Ne nuk mund të themi se është miratuar aty ku nuk mund të miratohet. Ajo duhej të miratohej në Kuvend. BDI-ja e ka kundërshtuar fuqishëm gjithmonë zhbërjen e përfaqësimit të drejtë dhe zhbërjen e Marrëveshjes së Ohrit”, tha Arta Bilalli Zendeli – BDI.

Strategjia e cila ishte miratuar nga përbërja e kaluar qeveritare, LSDM-BDI, parashikonte që parimi i profesionalizmit dhe kompetencës dhe parimi i barazisë gjinore duhet të ishin parësorë, ndërsa në fazën para miratimit të vendimit për përzgjedhje, të kihej parasysh parimi i përfaqësimit adekuat dhe të drejtë të pjesëtarëve të komuniteteve.

“Në këtë mënyrë kapërcehet nga njëra anë nevoja e aplikimit të mjetit të quajtur “balancues”, i cili në praktikë shkakton abuzime të shumta dhe nga ana tjetër mbetet zbatimi i parimit të përfaqësimit adekuat dhe të drejtë të pjesëtarëve të komuniteteve”, thuhet në Strategjinë për Reforma në Administratën Publike 2023-2030, fq 47.

Balancuesi shënjestrohej edhe në raportin e fundit të Komisionit Evropian nga skrining-u, për Klasterin 1 (Vlerat themelore), në të cilin theksohej në mënyrë taksuese se ky mekanizëm “nuk i përmbush më objektivat, dhe se nuk pasqyron të dhënat e regjistrimit të popullsisë rezidente”.

“Balanceri – një vegël për burimet njerëzore – që përcakton raportin e të punësuarve publikë nga çdo grup etnik, nuk i përmbush më objektivat sikurse edhe përqindja në formulë nuk reflekton të dhënat nga regjistrimi i popullsisë rezidente. Procedurat paralele të punësimit, të caktuara për të rritur numrin e të punësuarve nga radhët e bashkësive në sektorin publik, mund të minojnë aplikimin e parimeve të meritokracisë, efikasitetit dhe përfaqësimit të barabartë, si dhe ndikojnë ndaj pavarësisë së institucioneve kur përzgjedhin të punësuarit e tyre në bazë të nevojave të institucioneve, duke ndjekur kriteret e përfaqësimit të barabartë… Maqedonia e Veriut duhet të sigurojë se të gjitha punësimet, ngritjet dhe zbritjet në detyrë në administratën publike, veçanërisht në nivelin e lartë menaxherial të jenë të bazuara në merita si dhe transparente, duke përfshirë përmes rregullimit të duhur në legjislacionin kombëtar”, thonë Komisioni Evropian.

Me qindra raste raportoheshin në media, se si balancuesi keqpërdorej nga qytetarët dhe institucionet për punësime, dhe në vend të ruajtjes së kuotave dhe transparencës, u bë një mjet manipulimi nga partitë të cilat punësonin ushtarët e tyre partiakë në institucione.

Efikasiteti i administratës është kritikuar shumë herë nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare, është për një nga shtyllat bazë që vendi duhet të përmbushë drejt rrugëtimit për në BE./ Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme