Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq ka shfrytëzuar vizitën në Amerikë për ta ripërsëritur edhe një herë qëndrimin e shtetit serb për Kosovën.
Ministri serb deklaroi se dy shtetet duhet të synojnë përmirësimin e marrëdhënieve, por që ka theksuar se Serbia nuk do ta njehë Kosovën, transmeton lajmi.net
Sipas tij, marrëveshja përfundimtare duhet të përfshijë dy shtetet.
“Ata mund të mendojnë kështu për të individualisht, por BE si organizatë nuk mund ta konfirmojë këtë qëndrim për shkak se janë pesë vende që nuk kanë njohur Kosovën”
“Nëse dikush mendon se tani duhet të pranojmë atë që shqiptarët e kanë shpallur në mënyrë të njënahsme, nuk mendoj se do të ndodhë”, theksoi ministri serb.
Ai foli edhe për vrasjen e Oliver Ivanoviqit.
Tha se deri më tani s’ka pasur shkëmbim të informacioneve.
“Serbia nuk ka marrë ndonjë informacion nga Prishtina për këtë vrasje”, deklaroi Ivica Daçiq.
Ndryshe ditë më parë në strategjinë e zgjerimit të BE-së u theksua se dialogu ndërmjet dy vendeve, do të jetë jetik për integrimin evropian të Kosovës dhe Serbisë.