Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti në emisionin ZigZag në TV Art e ka konfirmuar se reagimi i sotëm i Ministrisë së jashtme ruse nuk ka qenë vetëm përkrahje për VMRO DPMNE-në, por edhe për BDI-në. “Thuaje, Moska më përkrahu edhe mua”, iu drejtua Ahmeti udhëheqësit të emisionit, derisa ai kërkonte koment lidhur me reagimin e Ministrisë ruse dhe përkrahjen per Gruevskin nga Moska, transmeton Gazeta Lajm. Ahmeti më pas u mundua të sqarojë se kjo është rezultat i asaj se edhe Brukseli edhe Uashingtoni e Moska e dinë që çelësi i krizës është te BDI-ja. Gjatë emisionit atij nuk iu parashtrua pyetja nëse është duke vepruar “me zemër ose me tru”./lajmpress.com