Një ngjarje e rëndë ka shënuar në spitalin e kryeqytetit, ku një 23 vjeçare ka ndërruar jetë.
E reja, e identifikuar me iniciale A.Xh., 23 vjeçe, banuese në Borizanë, dyshohet të ketë konsumuar medikamente të ndryshme.
Sakaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 26.08.2024, ka ndërruar jetë në spital shtetasja A. Xh., 23 vjeçe, banuese në Borizanë, e cila dyshohet se ka konsumuar sasi medikamentesh të ndryshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.