Një 61 vjeçar aksidentalisht ka rënë nga kati i dytë i Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza.
Ka mbetur i lënduar shtetasi L.H., 61 vjeç, i cili banon në Burrel.
Uniformat blu njoftojnë se i lënduari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sakaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“Më datë 19.08.2024, në QSUT, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e katit të dytë, shtetasi L. H., 61 vjeç, banues në Burrel, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, thotë policia.