Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor “Pogradec–Qafë Thanë”.
Sipas informacioneve paraprake, një 34-vjeçar ka humbur kontrollin e automjetit, duke dalë nga rruga dhe përfunduar në liqenin e Ohrit. Për pasojë, drejtuesi i mjetit, shtetasi me inicialet A.B., ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Njoftimi:
Pogradec/Informacion paraprak
Mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, automjeti që drejtohej nga shtetasi A. B., 34 vjeç, dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit nga shtetasi A.B, automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në liqen.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi A.B, ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.





