E rëndë: E moshuara hidhet nga pallati në Pogradec

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pogradec, aty ku një 67 vjeçare është gjetur e pajetë në lagjen Nr.1

Policia bën me dije se trupi i pajetë i përket shtetases me iniciale I.Ç.

“Nga të dhënat e para dyshohet se kjo shtetase mund të jetë hedhur nga pallati, pasi nga këqyrja paraprake e trupit të së ndjerës, janë konstatuar dëmtime trupore dhe thyerje të gjymtyrëve të poshtme”, sqaron policia lokale.

Në bazë të deklarimeve të marra nga bashkëshorti i saj shtetasi A.Ç, rezulton se shtetasja e mësipërme, vuante nga depresioni dhe ishte larguar nga banesa mbrëmjen e djeshme.

Trupi i saj është dërguar në morgun e Spitalit për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme