E rëndë në Berat, shkëputet masivi i gurit dhe zë poshtë punëtorin! Ndërron jetë 47 vjeçari

Një 47 vjeçar në Berat ka ndërruar jetë si pasojë e rënies së masivit së gurit sipër tij.


Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 11:30 në lagjen “13 shtatori”, në rrugën e Kalasë, në Berat.

Viktima, G.S., 47 vjeç, ka qenë duke bërë punime në një sektor privat, kur një masiv guri është shkëputur dhe e ka zënë punëtorin poshtë.

Ai u transportua në spital, por si pasojë e dëmtimeve 47 vjeçari nuk arriti të mbijetonte.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 11:30, në lagjen “13 Shtatori”, në rrugën e Kalasë, gjatë punimeve nga një subjekt privat, është shkëputur një masiv guri dhe ka zënë poshtë punëtorin e subjektit, shtetasin G. S., 47 vjeç, banues në Berat.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë bërë të mundur nxjerrjen e shtetasit G. S. nga masivi i gurit dhe e kanë transportuar me ambulancë drejt spitalit, por si pasojë e dëmtimeve, 47-vjeçari ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme