GJIROKASTËR- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Gjirokastër ku një fëmijë 11-vjeçar ka rënë nga një lartësi prej 3 metrash me kokë. 11-vjeçari teksa ishte duke luajtur e më pas ka rënë nga lartësia në lagjen “18 shtatori”.
Ngjarja ka ndodhur para pak minutash në përballë portës hyrëse në të shkollës 9-vjeçare “Koto Haxhi”. Burimet e Gazetës Shqiptare, bëjnë të ditur se i mituri ka rënë më kokë poshtë duke shkaktuar frakturë serioze. Menjëherë pas ngjarjes, fëmija është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për ndërhyrje më të specializuar përkatëse.