E rëndë në Golem, ishte duke u larë në det, mbytet aksidentalisht 61-vjeçarja sllovake

Një ngjarje e rëndë ka shënuar në Golem pasditen e sotme (16 korrik), ku një 61 vjeçare, me origjinë nga Sllovakia, është mbytur aksidentalisht në det, teksa po lahej.


Uniformat blu njoftojnë se rasti ka ndodhur rreth orës 19:30, kur shtetasja M.J., ishte duke u larë në det, por u mbyt aksidentalisht.

Kujtojmë se ky është rasti i dytë përgjatë ditës së sotme, pasi një 13 vjeçar u mbyt aksidentalisht në lumin Drin teksa po lahej.

Grupi hetimor ndërkohë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave e shkakut të mbytjes.

NJOFTIM

Golem, Kavajë/Informacion paraprak

Rreth orës 19:30, në Golem, dyshohet se duke u larë në det, është mbytur aksidentalisht shtetasja M. J., 61 vjeçe, banuese në Sllovaki.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të mbytjes.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme