E rëndë në Kukës! 35-vjeçarja gjendet pa shenja jete në breg të liqenit të Fierzës. Ja çfarë dyshohet

Një 35-vjeçare është gjetur e pajetë në orët e para të mëngjesit të sotëm në bregun e liqenit të Fierzës.


Trupi i pajetë i viktimës, e cila ende nuk është identifikuar u gjet në vendin e quajtur “Shtrazë”.

Sipas uniformave blu, dyshohet se ajo është vetëmbytur, ndërsa në trupin e pajetë nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e rrethaneve të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Kukës/Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit, në vendin e quajtur “Shtrazë”, në bregun e liqenit të Fierzës, është konstatuar e pajetë një shtetase ende e paidentifikuar, rreth 35 vjeçe.

Gjatë këqyrjes së trupit të pajetë nuk janë konstatuar shenja dhune. Nga të dhënat paraprake dyshohet se kjo shtetase është vetëmbytur.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e kësaj shtetaseje dhe për zbardhjen e rrethaneve të humbjes së jetës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme