Një aksident i rëndë mësohet se ka ndodhur sot në Lezhë, ku shoferi i furgonit të një shkolle ka përplasur një fëmijë 7 vjeç.
Sipas informacioneve të para, e mitura mësohet se është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë te Trauma.
Bëhet me dije se në momentin e aksidentit, 7-vjeçarja po kthehej nga shkolla.
Ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.