E rëndë në Pukë/ Rrëshqet aksidentalisht teksa ishte duke kaluar urën dhe bie në lumë, ndërron jetë 70-vjeçarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të premten (15 dhjetor) në Pukë. Një e moshuar teksa kalonte në urën mbi lumin Fan për të shkuar në banesën e saj, në fshatin Gjegjan, dyshohet se ka rrëshqitur aksidentalisht dhe ka rënë në lum, ku si pasojë ka humbur jetën.


Trupi i shtetases, D.P, është nxjerrë nga ujërat e lumit dhe është transportuar në në IML, për ekzaminim,

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të këtij rasti.

Njoftimi i policisë:

Pukë/Informacion paraprak

Rreth orës 14:30, teksa kalonte në urën mbi lumin Fan, për të shkuar në banesën e saj, në fshatin Gjegjan, dyshohet se ka rrëshqitur aksidentalisht dhe ka rënë në lum, shtetasja D. P., 70 vjeçe, e cila si pasojë ka humbur jetën.

Trupi i 70-vjeçares është nxjerrë nga ujërat e lumit dhe është transportuar në IML, për ekzaminim.

Ndërkaq, grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të këtij rasti.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme