Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryeqytet ku dy persona dyshohet se janë asfiksuar nga rrjedhja e gazit në banesë dhe kanë humbur jetën.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur në rrugën “Marije Kraja”, ndërkohë dy viktimat janë pronari i banesës, Altin Maksuti 47 vjeç dhe një afërm i tij Vladimir Bengu , rreth 56 vjeç.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.
Njoftimi:
Më datë 19.12.2024, rreth orës 17:20, në rrugën “Marije Kraja”, dyshohet se janë asfiksuar nga rrjedhja e gazit, pronari i banesës, shtetasi A.M, rreth 47 vjeç dhe një afërm i tij i largët shtetasi V.B, rreth 56 vjeç, të cilët kanë humbur jetën sipas konfirmimit të stafit mjekësor.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.