E rëndë/ Ra nga kati i pestë, humb jetën 56-vjeçari

Një 56-vjeçar ka ndërruar jetë në Fier, pasi ka rënë nga lartësi e një pallati.


Policia bën me dije se 56-vjeçari me iniciale F. H., dyshohet se ka rënë nga lartësia e katit të pestë.

Njoftimi:

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 14:40, në lagjen “Konferenca e Pezës”, Fier, dyshohet se ka rënë nga lartësia e katit të pestë të një pallati, shtetasi F. H., rreth 56 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme