Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Librazh ku një burrë ka therur me thikë gruan e tij.
Ngjarja ndodhi në lagjen “Shkumbin”, Librazhd, ku në banesë Daut Gjokola, 53 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet të mprehtë (thikë) bashkëshorten e tij Lule Gjokola, 49 vjeçe.
Pasi ka goditur graun me thikë shtetasi D.Gj., është hedhur nga kati i katër i apartamentit të tij, për pasojë ka ndërruar jetë menjëherë.
Bashkëshortja e tij është transportuar menjëherë për në spital por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë sapo ka mbrritur në spital.
Mësohet se çifit ka lënë pas dy fëmijë.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.