E rrallë, pas 74 viteve së bashku, ndërruan jetë në të njëjtën ditë ​

Diçka e rrallë ka ndodhur me një qift bashkëshortor nga Teksasi i SHBA-ve, të cilët pas jetës 74 vjeçare së bashku, ndërruan jetë të dytë brenda pak orësh.

Leonard Cherry, i cili gjatë Luftës së Dytë Botërore ishte pilot i bombarduesit B-24 dhe gruaja e tij Hazel, u martuan në vitin 1942 në Teksas dhe gjithë jetën e tyre e kaluan së bashku, duke punuar dhe jetuar pranë fëmijëve të tyre.

Djali i tyre 72-vjeçar, David Cherry tha për CNN, se është i lumtur që prindërit e tij kanë jetuar së bashku për kaq shumë kohë pranë njërit.

“Është e vështirë, unë nuk mund të marr në telefon thirrjen e tyre, ose t’i telefonoi nënës sime, dhe unë nuk mund të shkoj ta shoh babanë tim”, ka thënë David dhe shtoi se sa më shumë që mendon për këtë, më shumë ndjen buzëqeshje për shkak se ata edhe tani janë të dashuruar, pasi ndërruan jetë në të njëjtën ditë.

Ajo çfarë i ka ndodhur qiftit nga Teksasi është përshkruar në filmin Notebook, kur dy njerëz ishin të krijuar për njëri-tjetrin dhe të vdesin së bashku.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme