E shiti Q7’shin, por Shpend Ahmeti bëhet sërish me xhip

Sapo erdhi në krye të Prishtinës, Shpend Ahmeti e hudhi në ankand furistradën Audi Q7 që Isa Mustafa e kishte blerë për nevoja të kryetarit.


Madje, kjo veturë u shit me çmim të ulët në masë të konsiderueshme, pasi ekspertët thanë se i ishte ulur vlera, shkruan gazetametro.net.

Mirëpo duket se Shpend Ahmeti me daljen nga VV’ja edhe ka ndryshuar qëndrim rreth vozitjes apo jo me xhip. Ai tani po përdor një xhip, pa çka se dikur e kishte parë të paarsyeshme.

Këtë gjë e pohoi vetë kundërkandidati i Shpend Ahmetit, Arban Abrashi, i cili e akuzoi Ahmetin se nuk po menaxhon si duhet me Komunën. Ai ka përmendur 60 vetura me qira, e po ashtu një xhip që po përdor kryetari.

“Komuna e Prishtinës i ka shitur veturat që kanë mundur të përdoren, dhe ka marrë me qira 60 vetura. Po ashtu, kryetari po përdor një xhip, duke bërë kështu politikë kundërthënëse pasi vite më parë e shiti xhipin”, ka thënë Abrashi.

Metro ka biseduar me zëdhënësin e Komunës së Prishtinës, Adonis Tahiri, i cili ka mohuar që Shpend Ahmeti ka blerë apo ka marrë me qira ndonjë veturë. Mirëpo, ka konfirmuar se atij i kanë ardhur disa xhipa si donacion.

“Jo nuk ka marrë me qira. Janë do xhipa që kanë ardhur donacion nga UN, të vjetër”, ka thënë Tahiri.

Mirëpo, i pyetur se a po vozitët Shpend Ahmeti me xhip, ai ka thënë se nuk e di. Sidoqoftë, konfirmohet se Komuna që dikur shiste xhipa, tani ka marrë disa xhipa në shfrytëzim.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme