E shpallur në kërkim për shfrytëzim pr*stitucioni, arrestohet 23 vjeçarja në Tiranë! Përshtati ambiente me qira për marrëdhënie s*ksuale kundrejt pagesave në Elbasan

Njoftimi i policisë:


DVP Elbasan/Vijon operacioni policor i koduar “Fee”, kapet dhe vihet në pranga një shtetase e shpallur në kërkim për shfrytëzim prostitucioni.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, kapën në Tiranë dhe ndaluan shtetasen peruane të shpallur në kërkim F. G., 23 vjeçe.

23-vjeçarja dyshohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë nga vendet e Amerikës Latine, kishin përshtatur për shfrytëzim prostitucioni, ambiente të marra me qira, si dhe duke u promovuar në faqe online ofronin marrëdhënie seksuale, kundrejt pagesave.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme