Një video e Roza Latit në tapetin e kuq para finales së Big Brother VIP Albania, ka bërë xhiron me të madhe në internet.
Moderatorja e njohur, u akuzua se kishte bërë një sjellje të pahijshme kundrejt gazetares së Top Channel, Albana Ruci, derisa kjo e fundit po intervistonte yjet që po ecnin në tapetin e kuq.
Madje në një moment, Roza u akuzua se e kishte shtyrë tutje gazetaren derisa kjo e fundit po përpiqej ta merrte një prononcim.
Roza siç duket atë ditë kishte shkuar me fotografin e saj personal, derisa i kërkonte gazetares që të largohej nga logoja e Big Brother, për të pozuar për disa fotografi.
Por, në një moment e shtyu gazetaren me duart e saj për ta larguar nga aty.
Përmes një postimi në llogarinë e saj, Albana Ruci ka bërë një reagim pas këtij incidenti që ishte shpërndarë në internet.
“Ideja është që unë qesh dhe s’bëj gjë të madhe se s’jam e djegur për vëmendje se mund të kisha bërë kinse isha rrëzuar, ose cenuar shumë se isha edhe LIVE. Por unë jam në të 20-tat dhe jo afër 40-ave kështu që qielli ka vend për të gjithë yjet dhe ata që do të shuhen e do bien sjellin fat thuhet”, shkroi ajo përmes një postimi.
Por, pas kësaj videoje shumë të komentuar në internet, ka reaguar edhe vetë Roza Lati, e cila tha se veprimin nuk e kishte me të keq.
“Një mesazh për publikun dhe Albën. Meqë je në të 20-tat dhe jo në 40-tat prano një këshillë miqësore nga unë. Ishe aty dhe e pe me sytë e tu qasjen time që nuk ishte as për të të shtyrë as për të të fyer, por të thashë disa herë, ‘zemër sa të bëjë dy foto, se po ikën fotografi’ dhe aty isha patjetër që do të prononcohesha. Sa për sqarim, kur nuk dëmtova njeri sa isha brenda në Big Brother, u habita si e paskam bërë jashtë”, reagoi Roza përmes disa postimeve në InstaStory.