Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar pasi që i njëjti së bashku me një person tjetër, i cili gjendet në arrati ia kanë dëmtuar veturën dhe e kanë sulmuar fizikisht me mjete të forta viktimën.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Bajram Bahtiri” ku viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.