E sulmojnë dhe ikin nga vendi i ngjarjes, viktima përfundon në QKUK

Një person është duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare, për shkak se është sulmuar nga tre të dyshuar

Rasti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 17 shkurtit në Prishtinë, bën të ditur policia.

Viktima është duke u trajtuar në QKUK pasi dyshohet se është sulmuar nga tre persona të dyshuar të cilët pas sulmit janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë e pistoletës.

Deri më tani nuk ka persona të arrestuar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme