E theri gruan 17 herë me thikë, kjo i ndodhi serbit nga Kosova

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit M.T, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale vrasje e rëndë në tentativë.
I pandehuri M.T. dyshohet se me datë 24 maj rreth orës 17:00, në fshatin Gushtericë e Epërme, komuna e Graçanicës, me dashje ka tentuar ta privojë nga jeta bashkëshorten e tij, të dëmtuarën K.T.

Ngjarja kishte shkuar në atë mënyrë që pas disa mosmarrëveshjeve në mes tyre, e ka goditur me thikë, disa herë në pjesë të ndryshme të trupit, me ç‘rast si pasojë e dëmtimeve nga goditjet me thikë jeta e saj tani për tani është në rrezik.

Gjykata ka konstatuar se kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit M.T. është masë adekuate dhe e domosdoshme në këtë fazë të procedurës, për sigurimin e pranisë së tij në procedurën penale dhe zhvillimin e papenguar të procedurës.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme