Së paku 15 persona kanë humbur jetën dhe 21 të tjerë janë plagosur në Argjentinë.
Krejt kjo ka ndodhur kur autobusi në të cilën ndodheshin studentë, mësimdhënësit e tyre dhe prindër u rrokullis, njoftuan sot zyrtarët argjentinas.
Zyrtari i provincës në Mendoza ku ka ndodhur aksidenti, Claudia Nahul tha se në mesin e të vrarëve janë 9 adoleshentë dhe shoferi, kurse në mesin e 21 të plagosurve janë 4 të mitur.