E trishtë/ Bashkëjetuesi i masakroi të bijën me thikë, babai i viktimës mori vesh lajmin në televizor! Momenti kur mbërrin në Komisariatin e Elbasanit

Jetlira Elezi është masakruar me thikë nga bashkëjetuesi i saj, Ramis Mici, pak pas mesnatës së të premtes në banesën ku jetonin me qira në Elbasan.

Babai i 37-vjeçares mësohet se ka marrë vesh lajmin nga televizonet dhe i tronditur ka shkuar drejt Komisariatit.

Në pamje shihet momenti kur ai futet në ambientet e Komisariatit, teksa shoqërohet nga një person tjetër.

Krimi i rëndë dyshohet se ka ndodhur për motive xhelozie. Pas vrasjes së bashkëjetueses, 37-vjeçari është arratisur dhe policia po punon për kapjen e tij.

Të dy bashkëjetuesit kishin qenë të martuar më herët dhe kishin fëmijë nga këto martesa. Bashkë me çiftin jetonte edhe vajza e viktimës, e cila ishte larguar pak ditë më parë pranë të atit. Ndërsa fëmijët e autorit jetonin me të ëmën e tyre.

Jetlira Elezi dhe Ramis Mici raportohet se ishin të dy në punë. Ajo ishte e punësuar në një fast food ndërsa 37-vjeçari merrej me gipse./GSH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme