Fillon epoka e acartë/ Gazprom ndalon furnizimin me gaz në Letoni

Gjigandi rus i gazit Gazprom njoftoi sot se ka ndërprerë furnizimin me gaz për Letoninë fqinje,  duke e akuzuar atë për shkelje të kushteve për marrjen e gazit.

Rusia tashmë ka ndërprerë furnizimin me gaz për Poloninë, Bullgarinë, Finlandën, Holandën dhe Danimarkën, të cilat refuzuan të paguajnë për gazin në mënyrën e përcaktuar me një dekret të Presidentit Vladimir Putin, i cili parashikon hapjen e llogarive në rubla në një bankë ruse, sipas një sistemi të ri të shlyerjes tregtare.

Rusia gjithashtu ka ndaluar shitjet e gazit për Shell Energy Europe në Gjermani.

Në njoftimin e sotëm, Gazprom nuk specifikoi se cilat kushte beson se Letonia ka shkelur. Dje, kompania letoneze e energjisë Latvijas Gaze tha se po blinte gaz nga Rusia dhe po paguante në euro në vend të rublave, siç kërkohet në marrëdhëniet e saj me Gazprom./GSH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme