E turpshme: BDI nuk arriti ta bind LSDM-në për “Shtëpinë e Alfabetit” dhe universitetin “Nënë Tereza”

Qeveria e Maqedonisë ka paraqitur në Kuvend propozimin për rishikimin e buxhetit, me të cilin synon të zvogëlojë në masë të madhe harxhimet joproduktive, reklamat qeveritare, shpenzimet për udhëtime jashtë shtetit të zyrtarëve, e të gjitha këto me qëllim realizimin e projekteve të ekzekutivit të ri që drejtohet nga Zoran Zaev.

Nga partitë në pushtet, vetëm Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) ka paraqitur tri amendamente, e që kanë të bëjnë me rritjen e fondeve për Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup, Shtëpinë e Alfabetit në Manastir dhe një amendament për Qendrën për menaxhim me kriza, që drejtohet nga kuadër i kësaj partie.

Një gjë e tillë është konsideruar e turpshme ngaqë BDI nuk ka arritur që ta bind partnerin e saj qeveritar, LSDM – në që t’i parasheh në kuadër të programit qeveritar rritjen e fondeve për Universitetin “Nënë Tereza” dhe për invetimet në “Shtëpinë e Alfabetit”.

Portali Sakte.net raportoi se BDI kërkoi 50 milionë denarë shtesë për drejtorinë e Agron Buxhakut i cili u akuzua për keqpërdorime të shumta.

Skandaloze: BDI kërkon 50 milionë denarë shtesë për drejtorinë e Agron Buxhakut i cili u akuzua për keqpërdorime të shumta

Sipas propozimit të Ministrisë së Financave, me rishikimin e buxhetit parashikohet që deficiti të mbetet në kuotën e 2.9 për qind të Bruto Prodhimit Vendor, ndërsa rritja ekonomike të sillet në rreth 2.2 për qind, në vend të parashikimit të parë prej 3 për qind.

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami e ka quajtur këtë buxhet si vazhdimësi të diskriminimit ndaj komunave shqiptare. Ai ka deklaruar se edhe kjo qeveri, njëtë si e kaluara, investimet nuk i parasheh konform interesave dhe zhvillimit të përgjithshëm, por si një mundësi për të përfituar vota në rajone të caktuara./Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme