Kasami: Edhe kjo Qeveri me ndarjen buxhetore po bëhet gati për blerjen e votave

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, nga Parlamenti i Maqedonisë duke folur për ribalancin e buxhetit për vitin 2017 tha se duket se edhe ky buxhet shkon në dëm të qytetarëve, për përfitime politike ditore.

“Edhe kjo Qeveri sikurse Qeveritë e mëparshme në shumë segmente në ribalancin e buxhetit që ka paraqitur për vitit 2017, shihet se si shërbehet për politika ditore në dëm të qytetarëve, me çka në kohën kur shpenzimet kapitale ulen me 13 %, rriten shpenzimet korente të cilat e pengojnë zhvillimin ekonomik. Në kuadër të shpenzimeve korente më të theksuara janë subvencionet me 5.3 %, si dhe transfereve sociale me 2.2 %. Ne si BESA pyesim: A do të thotë se edhe kjo Qeveri ka prioritet blerjen e votave? E krejt kjo në dëm të mirëqenies së qytetarëve. Rebalansi i buxhetit tregon se nga një Qeveri reformatore, do të kemi një Qeveri që do të kontrabandojë vota”, theksoi Kasami.

Kasami tha se shqiptarët gjithandej komunave shqiptare po vuajnë për kushte elementare për jetesë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme