“E vështirë që të faktohet se Xhemal Loka ka shkaktuar vetëvrasjen!” Ish-drejtuesi i Policisë: E ndjera bëri denoncim dhe nuk u mor asnjë reagim, Prokuroria po mundohet të “lajë duart”

Ngjarja tragjike e vetëvrasjes së Bedrie Lokës në Durrës duke pirë fostoksinë, ka tronditur opinionin publik, por shkaqet ende nuk janë konfirmuar, ndërsa pistat janë ato të bullizmit në Tik Tok dhe dhuna nga bashkëshorti.


Ende organet  e drejtësisë nuk e kanë zbardhur krejtësisht ngjarjen edhe pse deri më tani janë dy pista, ajo e bullizimit në tik tok dhe dhuna e bashkëshortit, Xhemal Loka.

Ish-Drejtuesi i Lartë i Policisë së Shtetit, Arben Hajdarmataj  i ftuar në “Open” në News24 është shprehur se institucione nuk morën asnjë masë pas denoncimit  që e ndjera bëri një vit më parë për bullizmin që po i bëhej në Tik Tok dhe tani pas këtij reagimi Prokuroria po mundohet të “lajë duart”.

Ai shton se do të jetë e vështirë që të faktohet që bashkëshorti i saj, Xhemal Loka ka shkaktuar vetëvrasjen.

Kujtojmë që familjarët e 41-vjeçares kanë denoncuar bashkëshortin e saj si autorin e vrasjes, ndërsa gjatë ditës sotme (8 janar) është bërë publike edhe një video ku Xhemal Loka dhunon Bedrien.

E ndjera ka bërë një denoncim për një profil në tik tok dhe ne nuk kemi marrë asnjë lloj reagimi institucional. Kemi një moment ku ndodhi vetëvrasja dhe vetëm pas dy ditësh u mësua ngjarja. Falë medias, shoqëria u alarmua dhe pas këtyre momente, Prokuroria po mundohet të “lajë duart”.

Është shumë subjektive ta provosh në gjykatë se e ka shtyrë gruan drejt vetëvrasjes. Akti i dhunës është tjetër gjë. Qytetarët kanë mungesë besimi. Pse duhet ta mohojmë që institucionet që nuk e kanë trajtuar si rast nuk kanë ndikuar në vetëvrasje?! Çfarë kuptimi ka urdhri i mbrojtjes kur ti jeton në një kulm?” tha Hajdarmataj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme