“E vrava me dorën time!” -Bashkëshorti e mbyti në prani të fëmijëve, i ati i 24 vjeçares: Pas divorcit e dërgova sërish të burri

Met Gjura, babai i Eleonora Trocit, 24-vjeçares që u mbyt nga burri në prani të fëmijëve në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në Itali ndihet fajtor për atë që i ndodhi vajzës së tij.  


eleonor toci lulzim toci

Në një prononcim ekskluziv për gazetarin e Neës24, Enver Doçi, babai i së resë ka treguar se ishin divorcuar para disa muajsh, por 24-vjeçarja ishte kthyer sërish me ish-bashkëshortin pasi pleqtë kishin ardhur dhe kishin kërkuar pajtim.

“E kam vrarë unë me dorën time se nuk duhet ta kisha dhënë pasi u bë divorci. E dërgova për së dyti tek ai burrë. U bëra sebep se erdhi miqësia për ta dhënë te kjo familje”, tha babai i vajzës.

Të gjitha banorët flasin fjalët më të mira për familjen e 24-vjeçares dhe vetë të renë që e njihnin si një vajzë të urtë që kujdesej për fëmijët pavarësisht vështirësive ekonomike.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Caserta, Itali, ku viktima kishte vetëm dy muaj që i ishte bashkuar ish-burrit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme