Sadio Mane zbulon se dy ish-bashkëlojtarë i kërkuan të refuzonte transferimin te Al Nassr.
Sadio Mane ka zbuluar se dy nga ish-shokët e tij të skuadrës i thanë atij të refuzonte një transferim në klubin e Superligës së Arabisë Saudite, Al Nassr.
Verën e kaluar, Mane përfundoi qëndrimin e tij me gjashtë trofe me Liverpoolin për t’u bashkuar me gjigantët gjermanë të Bundesligës, Bayern Munich.
Megjithatë, koha e senegalezit në Bavari ishte për t’u harruar pasi ai nuk arriti të tregonte futbollin e tij më të mirë.
Më herët gjatë muajit, u konfirmua se Mane ka bashkuar forcat me Cristiano Ronaldon duke nënshkruar për Al Nassr.
31-vjeçari tani ka zbuluar se ish-shokët e tij të skuadrës në Liverpoolit i kërkuan atij që të mos pranonte ofertën e klubit Al Nassr.
“Mendoj se para së gjithash kam folur me Firminon. Mendoj se ai donte që unë të shkoja në klubin e gabuar – po bëj shaka! Gjithmonë telefononte dy-tri herë për të më bindur që të shkoja në Al Ahli”, ka thënë fillimisht Mane për The National.