“Edhe 100 jetë do të kërkoja ty”, dedikimi emocionues i Shpat Kasapit për bashkëshorten e tij

Shpat Kasapi i bën partneres dedikimin emocionues: Edhe 100 jetë do të kërkoja ty.

Krishtlindja ka qenë një festë shumë e veçantë për këngëtarin Shpat Kasapi. Jo vetëm se është një ditë e shenjtë, por sepse ai feston përvjetorin e fejesës. Dy vite më parë, Shpati i propozoi partneres, Selvije Jaos dhe ajo i tha “Po”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, këngëtari e ka kujtuar këtë moment kaq të bukur dhe ka deklaruar se do deri në përjetësi.

“Dashuria ime,si sot 2 vite me pare i the PO propozimit tim,qe bashke te kalojme nje jete. Sot jane bere 2 vite nga fejesa jone. E une edhe 100 jete te kisha perseri do te te kerkoja ty, do ti kerkoja ato syte me te bukur ne bote qe cdo dite me shohin me dashuri.

Ti e di se sa te dua dhe sa vlere ke per mua e kjo dashuri eshte bere me e madhe tani qe e kemi Roelin tone.Lus Zotin te te kem cdo here keshtu si ne foto, krahe meje e buzeqeshur pasi me ty ne krahe une kam gjithe te mirat e botes. Te dua perjetesisht dashuri”, ka shkruar Shpati krahas fotos në të cilën shfaqen të dy te piano. /abcnews

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme