Kriza ekonomike ka zhytur në varfëri të skajshme edhe 13 mijë qytetarë të tjerë në vitin që lamë pas. Në këtë nivel llogariten familjet katër anëtarëshe që kanë të ardhura totale deri në 300€ në muaj, aktualisht sipas studimeve janë rreth 18 mijë qytetarë. Pritshmëritë sivjet janë që edhe 4 mijë të tjerë të bien në pragun e varfërisë së skajshme. Këto janë të dhëna që u prezantuan në studimin e UNICEF-it në Shkup me ekspertët vendorë. Në publikimin e “Efekteve të krizës me ushqim dhe energjetikë ndaj familjeve dhe fëmijëve në Maqedoninë e Veriut” thuhet që me këtë skamje janë më të prekurit 5 mijë fëmijë.
Përgatiti: Adnan Qaili