Brenda 24 orësh një tjetër deklaratë për Kosovën. Këtë herë bëhet nga ambasadori serb në Tiranë.
Njësoj si prifti malazes, i cili mbajti meshë në festën e Krishtlindjeve në Vrakë të Shkodrës edhe Zariç nga i njëjti qytet tha se Kosova është tokë serbe.
Pas Priftit Radomir Nikçeviç, ambasadori serb në Tiranë Miroljub Zari? foli për çështjen e pavarësisë së Kosovës.
Nga Shkodra, ai u tha gazetarëve se Kosova është e pavarur për ju, kurse për ne jo dhe se ajo është toke serbe.
Ambasadori Zariç komentet për Kosovën i bëri gjatë vizitave në komunitetin Serbo-Malazez në Shkodër me rastin e Krishtlindjes Ortodokse sipas kalendarit Julian.
Të dielën prifti malazes pas meshës në Vrakë të Shkodrës ai tha se Kosova është vend i shenjtë i Serbisë.
Janë dy deklarata të forta dhe të pastra antishqiptare këto, që bëhen brenda territorit të Shqipërisë. Të paktën ajo e ambasadorit të Serbisë në Tiranë duhejt të kishte shqetësuar ministrinë tonë të Jashtme dhe ti tërhiqte vërejtje ambasadorit Zariq. Por deri më tani kemi vetëm heshtje.