Edhe Apeli lë në liri dy policët që dyshohej se fshehën provat në rastin Ivanoviq

Gjykata e Apelit e ka lënë në fuqi aktvendimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, të datës 12 shkurt sipas të cilit ishte refuzuar kërkesa e prokurorisë për caktimin e paraburgimit kundër të dyshuarve Zh.J. dhe D.M.I pari po dyshohet për veprat penale “Manipulim më prova” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve. Ndërsa i dyti për veprën penale “Manipulim më prova”.Kolegji penal prej tre gjyqtarësh i Gjykatës së Apelit, gjeti se ankesa e prokurorisë kundër vendimit të shkallës së parë është e pa bazuar, pasi që Gjykata Themelore, ka vepruar drejt kur ka refuzuar propozimin e prokurorisë për caktimin e paraburgimit, ndaj të pandehurve, ngase nuk ka ofruar prova bindëse, që do të arsyetonin pretendimin se pse është i nevojshëm paraburgimi në këtë fazë të procedurës.

Gjithashtu, kjo gjykatë, vlerëson se në rastin konkret, nuk janë plotësuar kushtet ligjore të parapara në nenin 187 të Kodit të Procedurës Penale.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme