Rrahje brutale në MPJ

Dy të punësuar në Ministrinë e jashtme në Shkup janë rrahur brutalisht në zyrën e tyre të punës.  Sipas informacioneve të policisë, i punësuari 41 vjeç me inicialet T.R dje rreth orës 16.40 ka denoncuar në një nga stacionet policore në Shkup se rreth orës 15:20 në zyrën e punës në Ministrinë e Jashtme është sulmuar fizikisht nga kolegu i tij me inicialet V.S, me të cilin po punonin në të njejtën zyrë, informon INA.

Sipas dëshmisë së dhënë, 41 vjeçari derisa po punonte është sulmuar me grushte në kokë dhe trup nga kolegu i tij. Ndaj këtij të fundit si pasojë e lëndimeve i është dhënë ndihma e shpejt në Spitalin e qytetit. Policia tha se ka ndërmarrë masa për zbardhjen e këtij incidenti dhe shkaqet se përse ka ndodhur.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme