Edhe Daçiqi i kërkon 500 mijë dollarë për takim me Trumpin

“Gjysmë milioni dollarë do t’i hapte dyert e Shtëpisë së Bardhë dhe rastin që në takimin me kryetarin e SHBA-së, Serbia të luftojë për interesat e veta kur është fjala për Kosovën”, thotë shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq, transmeton Koha.net.

“Nesër do të ndihemi keq që dikush para nesh ka shkuar te Trumpi. Amerika kështu funksionon. Atje sistemi i lobimit është legjitim, ekzistojnë kontratat, ato janë publike, publikohen nëpër sajte të ministrisë dhe ne duhet të merremi me to”, citon srpski telegraf të ketë thënë Daçiq.

Ai ka shtuar se “ne nuk mund ta ndryshojmë Departamentin e Shtetit, Kongresin… aty tashmë është krijuar vetëdija për çdo gjë që ka ndodhur në të kaluarën”.

“Por ne mund të përpiqemi të krijojmë lidhje më të mira me administratën. Këtu mendoj për Trumpin, ekipin e tij, Pencen, Pompeon. Do të punojmë për këtë, do të insistojmë. Kjo kushton nga 50 mijë deri në 150 mijë dollarë në muaj. Këto nuk janë shuma përrallore që Serbia nuk mund t’i sigurojë. Me rëndësi është të dihet kujt t’i jepen”, ka thënë Daçiq.

Në pyetjen se çfarë fiton Serbia me këtë, Daçiq thekson se me këtë do të krijohej klima pozitive dhe do të dëgjohej e respektohej mendimi i Serbisë lidhur me mënyrën e zgjidhjes së krizës së Kosovës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme