Vetëm edhe dy ditë, u kanë mbetur krerëve qeveritarë në vend që të sigurojnë votat për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.
Ndonëse arritën marrëveshjen paraparake që i siguroi votat e deputetëve të LDK-së, koalicioni qeverisës ende ka mangu edhe tre vota, pa të cilat sipas të gjitha gjasave demarkacioni nuk do të hidhet fare në votim as të mërkurën për kur është thirr seanca.
Kjo meqenëse nëse nuk kalon, kjo marrëveshje nuk mund të kthehet me në Kuvend, deri të kalojnë 10 ditë.
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, është shprehur i sigurt për kalimin e demarkacionit, duke thënë se disa deputetë të VV-së, mund të votojnë pro marrëveshjes.
Duke aluduar në krahun e ndarë të VV-së, atë të Dardan Molliqajt.
Por këta të fundit, nuk po pranojnë që dikush nga ta do i jap votë kësaj marrëveshje.
Fisnik Ismaili i ka thënë gazetës Blic, se vota e tij do të jetë kundër.
Ai madje ka qeshur me deklaratat e Veselit.
Edhe deputeti Ismajl Kurteshi ka konfirmuar se vota e tyre do të jetë kundër, dhe se askush nga ta nuk ka ndryshuar qëndrim në këtë pikë.
“Ne nuk e votojmë një marrëveshje, e cila është e dëmshme për Kosovën dhe i humbë 8 mijë e 200 hektarë të tokës së Kosovës. Pra, ky është qëndrimi zyrtar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe deri tash nuk është dëgjuar asnjë deputetë që e ka ndryshuar qëndrimin. Për aq sa di unë, askush nuk e ndryshon. Tash, e shohim të mërkurën”, ka theksuar Kurteshi.
Por të pasigurte në votë, ka edhe brenda PDK-së.
Është deputeti Nait Hasani, i cili që nga fillimi ka kundërshtuar këtë marrëveshje kufitare, i cili ka ngritur dilema për votën e tij.
E analistët politikë, kërkojnë shkarkim të kësaj Qeverie nëse nuk arrijnë as të mërkurën që ta kalojnë këtë marrëveshje.
Haki Abazi thotë se AAK do të paguajë borxhin politikë të hyrjes në koalicion me PDK
Kjo qeveri duhet te largohet, fatkeqësisht ajo qe ka ndodhur është ajo qe kam parashikuar. AAK është e detyruar te paguaj faturën e te qenurit ne koalicion me PDK, asnjë gjë nuk ka ndryshuar, vetëm është rritur zhgënjimi qytetareve.” ka thënë Abazi për Gazetën Blic.
Abazi ka thënë se është shumë e vështirë kalimi i marrëveshjes marr parasysh faktin edhe të sjelljes së deputetëve nga Lista Serbe.
“Ratifikimi mund edhe të ndodhe edhe pse është shumë vështire meqë lista srpska është duke mbajtur peng dhe duke kushtëzuar cilindo proces gjithashtu është një situate e cila duhet te prodhoj vendim por përgjegjësia për një vendim te tille është aq e madhe sa qe me mire është të bëhemi te sinqertë se sa te vuajmë pasojat e një manipulimi tjetër te radhës duke i hedhur qytetareve hi syve. E kuptoj urgjencën me te cilën BE i është qasur kësaj gjeje por ata nuk po kuptojnë nen lojën e kësaj pune sepse demarkacioni është i lidhur ngushte me gjykatën speciale. “ ka thënë Abazi.
Se kalimi apo jo i kësaj marrëveshje, nuk mund të parashikohet e thotë edhe njohësi i çështjeve politike në vend, Krenar Gashi.
Duke folur për Blicin, Gashi ka thënë se presion ndërkombëtarë, që mund të bëhet nga vizita e delegacionit evropian të mërkurën,mund të jap efekt, por vetëm ad hoc.
Ai ka insistuar se zgjidhja e vetme është dialogu i mirëfilltë ne mes të partive politike në vend
“Presioni ndërkombëtar, pavarësisht se në çfarë niveli është, nuk besoj se mund ta zgjidhë ngërçin si me shpatë. Duke e njohur BE-në, e cila në marrëdhënie ndërkombëtare preferon zgjidhje kreative, besoj që ky presion do vendoset në liderët politik drejt arritjes së një konsensusi politik“
Gashi ka vënë theksin në pasojat që vendi mund të ketë, nëse kësaj çështje nuk i jepet epilogu.
Ka thënë se më e rëndë se sa mos liberalizmi, është përformanca e dobët e shtetit tonë.
“Pasojat janë të shumta dhe këtu nuk e kam fjalën për liberalizimin e vizave. E kam fjalën më shumë për performancën tonë si shtet. Duhet kuptuar se në kontekst të politikës ndërkombëtare, ne kemi arritur një marrëveshje që e kanë negociuar institucionet e zgjedhura nga populli, në bazë të punës së ekspertëve po ashtu të caktuar nga të njëjtat institucione. Tash, problemet tona rreth kontestimit të etikës dhe profesionalizmit të komisionit tonë teknik, sado që janë të ekzagjeruara, janë probleme të brendshme dhe me to duhet të merremi përbrenda, pikë së pari politikisht. Por në raport me bashkësinë ndërkombëtare duhet të marrim përgjegjësi për performancën tonë si shtet. Kjo bllokadë na bën shumë dëm në këtë drejtim.” ka theksuar Gashi.
Votat momentale për demarkacionin janë këto
Koalicioni PDK-AAK-NISMA ka 39 deputetë, rrjedhimisht 39 vota, nëse Nait Hasani jep votën pro.
LDK-Alternativa 29 të cilat që të gjitha janë të konfirmuara.
Dhe minoritetet tjera pa listën serbe që arrijnë totalin 79 vota./GazetaBlic/