Edhe Imer Selmani ka dy fjalë për krizën politike

Njohësit e çështjeve politike nuk shprehen fare të befasuar që Presidenti Ivanov nuk ndryshoi qëndrimin për dorëzimin e mandatit për formimin e Qeverisë as pas vizitës së kreut të Këshillit Evropian Donald Tusk një ditë më parë, transmeton Gazeta Express.

Ish politikani Imer Selmani thekson se pavarësisht presionit ndërkombëtar dhe madje sanksioneve që mund të vijnë nga faktori ndërkombëtar, Ivanov do t’i qëndrojë deri në fund besnik vendimit të tij. Përgjegjësia më e madhe për sanksionimin e veprimit antikushtetues të presidentit  sipas Selmanit bie mbi qytetarët dhe shumicën e re parlamentare të cilët duhet të iniciojnë nismë për shkarkimin e Ivanovit.

“Z.Ivanov sillet si pronar i Maqedonisë jo si kryetar i vendit. Ka suspenduar të gjitha nenet kushtetuese që japin detyrat dhe obligimet atij si kryetar dhe sillet si diktator i cili i jep të drejtën vetvetes se kujt i jep pushtet për të bërë Qeverinë e re dhe kujt jo. Ai ka suspenduar kushtetutën dhe bazën themelore të demokracisë me faktin që nuk i jep mandatin shumicës së re parlamentare që ka 67 nënshkrime të bëjë Qeverinë dhe kjo nuk do të pritet nga unë apo shumica e qytetarëve se ai do të zbusë qëndrimet. Në këtë drejtim duhet tani veç më kur 2/3 e parlamentit nuk mund të bëhen bashkë që të ngrenë një iniciativë për shkarkimin dhe përgjegjësinë e tij para Gjykatës Kushtetuese mendoj se është pjekur situata që qytetarët të organizohen me partitë politike të shumicës së re, opinioni kritik ndaj kësaj situate që shkatërron vendin për mbledhjen e nënshkrimeve dhe referendum për shkarkimin e tij nga pozita e presidentit të shtetit”, deklaroi Imer Selmani.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme