Për prishtinasit mundësohen shërbime me kosto të ultë për mirëmbajtjen e banesave

“Tashmë, me Ndermarrjen Publike Banesore kemi filluar ofrimin e shërbimeve për ndërtesa në bashkëpronësi. Sipas ligjit ndërtesat e organizuara mund të kontraktojne NPB për shërbime duke filluar nga pastrimi, lyerja e deri te interfonat, dyert e reja dhe liftat. Investimin e bart ndërmarrja e që pastaj me kontrata afatgjata me pagesa të ulta mujore mbulohen nga banorët. Sot prezantuam ndërtesën e parë që është 50 vite e vjetër e që nuk është investuar fare”, ka shkruar ne rrjetin e tij social kryetari i Komunes se Prishtines, Shpend Ahmeti.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, bashkë me drejtorin e Ndërmarrjes Publike Banesore (NPB), Nexhat Kryeziun, si dhe udhëheqësin e projektit, Drilon Pirevën, prezantuan sot projektin e ri për ofrimin e shërbimeve të ndryshme në banesat kolektive. Me këtë rast, u prezantua edhe ndërtesa e parë ku ka intervenuar NPB, si model i punës që do të bëhet edhe në ndërtesat tjera.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme