Blerona Zeqiri, është njëra nga prezantueset më të komentuara të momentit.
Që në fëmijërinë e hershme, ajo ka nisur këtë profesion, së pari në radio e më pas u kyç në televizion, shkruan ORAinfo.
Publiku e pranoi mirë atë, pasi shumë shpejtë u bë njëra nga figurat kryesore të emisionit që ajo vendosi ta udhëheqë.
Me rastin e festës së Vitit të Ri, Blerona Zeqiri ka publikuar një fofografi duke uruar të gjithë.
E veshur krejt zi dhe e rregulluar me stil, moderatorja e njohur kosovare, shfaqet në top formë.
Ndonëse pritej që këtë vit ajo të zbulonte me shumë nga lidhja e saj, Blerona përmes këtij postimi ‘zbulon’ se edhe këtë vit po e mbyll pa të dashur. /ORAinfo/